75 Mall Live Search
09:37 / E Enjte, 05 Dhjetor 2024 / MSH

U zhduk në gusht, vëllai i viktimës e raporton rastin në dhjetor

Një person ka raportuar në polici se vëllai i tij është zhdukur nga muaji gusht.

Sipas ankuesit, vëllai i tij është zhdukur më 29 të atij muaji, shkruan IndeksOnline.

Ai është shprehur se viktima kishte dalë nga shtëpia dhe nuk dihet më asgjë për vendndodhjen e tij.

Policia bën të ditur se rasti është duke u hetuar./IndeksOnline/