75 Mall Live Search
17:41 / E Martë, 27 Korrik 2021 / AR

U ‘zhduk’ nga muzika për një kohë, Kaltrina rikthehet me ‘full’ energji dhe krejt ndryshe

Për një kohë, Kaltrina Selimi i ishte distancuar muzikës duke iu përkushtuar e tëra familjes.

Tek ajo ndikoi edhe periudha e pandemisë, ku u anuluan të gjitha koncertet dhe ahengjet familjare, shkruan Indeksonline.

Këngëtarja tashmë i është rikthyer këtyre aktiviteteve e cila padyshim që është e kërkuar nga publiku.

Nga rikthimi i saj i fuqishëm, vërejmë se ajo ka pësuar ndryshime të mëdha në pamje, dhe e gjithë kjo vjen si pasojë e operacioneve plastike.

Duke e krahasuar me imazhet në fillim të karrierës, me kalimin e viteve shihet se ajo është ‘zbukuruar’ edhe më shumë./Indeksonline/

No photo description available.
No photo description available.