75 Mall Live Search
17:24 / E Shtunë, 05 Shkurt 2022 / MSH

U zhduk një muaj më parë, familjarët gjejnë në liqenin e Fierzës trupin e pajetë të peshkatarit

Një trup i pajetë është gjetur pasditen e sotme në liqenin e Fierzës, në afërsi të fshatit Bushat të Kukësit.

Dyshohet se bëhet fjalë për peshkatarin nga Dibra, Tofik Gjika, 50-vjeç, i cili u zhduk më 26 dhjetor të vitit të kaluar.

Ai është gjetur nga familjarët e vetë 50-vjeçarit të cilët prej një muaji kanë shkuar duke kërkuar çdo ditë me varka për të afërmin e tyre.

Trupi i tij është dërguar fillimisht në morgun e spitalit të Kukësit dhe më pas pritet të dërgohet në Tiranë.