U zhduk para dy ditësh, kërkohet ndihmë për gjetjen e 15 vjeçares nga Prizreni
Një vajzë e re rome është raportuar e zhdukur në Prizren para disa ditësh, Policia e Kosovës ka pranuar një informacion për zhdukjen e një vajze 15-vjeçare rome nga Prizreni.
Sipas informacioneve, vajza ka dalë nga shtëpia për t’u takuar me shoqet e saj dhe nuk është kthyer që nga data 31 tetor 2025. Familja e vajzës e ka raportuar zhdukjen në orën 02:00 të mëngjesit të datës 1 nëntor 2025.
E mitura, e identifikuar si Suela Krasniqi, është nga lagjja “Jeta e Re” në Prizren. Ajo është rreth 1.65 m e gjatë, peshon afërsisht 45 kg, dhe ka flokë e sy të zinj.
Policia ka aktivizuar njësitë e kërkimit dhe patrullat në terren, ndërsa prokurori i rastit ka lëshuar urdhër për zhvillimin e kërkimeve intensive me qëllim që vajza të gjendet sa më shpejt.
“Pritet një reagim dhe presion i madh publik, si dhe interesim nga organizatat joqeveritare që merren me të drejtat e njeriut dhe me mbrojtjen e komunitetit rom”, raporton Radio Romano Avazo.

