75 Mall Live Search
09:34 / E Mërkurë, 11 Shkurt 2026 / MSH1

U zhduk para tre vjetësh, familjari e denoncon tani rastin në polici

Një person është raportuar si i zhdukur, në Fushë-Kosovë.

Sipas policisë, viktima është shtetas i huaj, teksa rasti është raportuar nga familjarë të tij, shkruan IndeksOnline.

Në raportin policor bëhet e ditur se rasti u raportua dje, teksa viktima dyshohet të jetë i zhdukur që nga gushti i 2023-s.

“Lidhur me rastin janë duke u marrë njësitë relevante policore për procedurat e mëtejme hetimore”, thuhet në njoftim.

Rasti është iniciuar si “Person i zhdukur”./IndeksOnline/