75 Mall Live Search
13:30 / E Diele, 23 Prill 2023 / kutia

U zhdukun në Sarandë, dyshohet se janë groposur, policia dhe familjarët “zbarkojnë” në Vrinë

Këtë të dielë forca të shumta policie janë nisur drejt Vrinës së Konispolit, aty ku dyshohet se janë groposur Fatmir Sulovari dhe Leonard Thodhori pas ekzekutimit.

Abc News ka siguruar pamje nga aksioni policor i policisë së Vlorës të ndjekur nga familjarët e dy të zhdukurve të cilët janë nisur drejt vendit ku kanë marrë informacion për praninë e trupave të 46 vjeçarëve.

Në aksion marrin pjesë forca të shumta policie, FNSH dhe rreth 50 familjare të dy personave të zhdukur.

Ndërkohë kujtojmë se Leonard Thodhorit, i njohur si “Koçole” dhe Fatmir Sulovari alias Fatmir Krasniqit prej disa ditësh janë shpallur të zhdukur nga familjarët e tyre në Sarandë. /abcnews.al