75 Mall Live Search
20:44 / E Premte, 30 Gusht 2019 / indeksADMonline

Uashingtoni sanksionon kompanitë detare në Tajvan dhe Hong Kong

SHBA-ja vendosi sanksione sot kundër tre kompanive detare me qendër në Tajvan dhe Hong Kong, si dhe shumë individëve të akuzuar se po e ndihmojnë Korenë e Veriut që të anashkalojë sanksionet ekonomike të imponuara nga Uashingtoni dhe OKB-ja.

“Kompanitë detare që zhvillojnë sipërmarrje me Korenë e Veriut ekspozohet ndaj një rreziku të lartë për t’u sanksionuar, pavarësisht metodave që aplikojnë për të fshehur veprimet”, shkruan Thesari amerikan në një komunikatë.

Bëhet fjalë për kompaninë “Jui Pang Shipping Co Ltd”, “Jui Zong Ship Management Co Ltd” dhe “Jui Cheng Shipping Company Limited”, me qendër në Hong Kong.