19:23 / E Hënë, 11 Mars 2019 / indeksADMonline

Uashingtoni sanksionon një bankë ruse

SHBA-ja sanksionoi sot bankën ruse “Evrofinance Mosnarbank”, duke aplikuar kërcënimet për ndëshkim të kompanive të huaja që mbështesnin pushtetin e presidnetit venezuelas, Nicolas Maduro.

“Ky veprim tregon se SHBA-ja do të marrë masa kundër institucioneve financiare të huaja që mbështesin regjimin jo legjitim të Maduros, si dhe kontribuojnë në rënien ekonomike dhe krizën humanitare në Venezuelë”, deklaroi sekretari amerikan i Thesarit, Steven Mnuchin në një komunikatë, shkuan ATSH. 

Kjo bankë nga Moska, në pronësi të kompanive publike ruse dhe venezuelase, është akuzuar për shkëmbimet e saj me kompaninë shtetërore venezuelase të naftës PDVSA, që ishte regjistruar në fund të janarit në listën e zezë amerikane.