08:28 / E Premte, 19 Korrik 2019 / indeksADMonline

Uber tarifon gabimisht përdoruesit 100 herë më shumë sesa kushtonte udhëtimi

Uber thotë se problemi është zgjidhur dhe kërkoi falje. Shumat e tërhequr do të rikthehen tek përdoruesit në llogaritë e tyre bankare. Megjithatë ndryshimet nuk do të shfaqen përkohësisht në llogaritë e bankare të përdoruesve.

Një gabim në sistemet e Uber ditën e Mërkure bëri që njerëzit të tarifoheshin me 100 herë më shumë sesa kushtonte në të vërtetë. Një përdorues u tarifua me 2,053 dollarë për një udhëtim që kushtonte vetëm 20,53 dollarë.

Problemi u shfaq në Uashington dhe San Diego madje u shtri edhe nëpër Evropë si në Paris. Disa përdorues morën paralajmërime nga bankat e tyre për tarifimin e kartave të kreditit.

Uber thotë se problemi është zgjidhur dhe kërkoi falje. Shumat e tërhequr do të rikthehen tek përdoruesit në llogaritë e tyre bankare. Megjithatë ndryshimet nuk do të shfaqen përkohësisht në llogaritë e bankare të përdoruesve.

Shumë konsumatorë gjithashtu shprehën pakënaqësi për sjelljen e Uber dhe mungesën e kujdesit ndaj klientit.