UBT-ja nis fushatën zyrtare për të rinjtë shqiptarë në Maqedoninë e Veriut

UBT-ja ka nisur zyrtarisht fushatën për të rinjtë shqiptarë të Maqedonisë së Veriut, duke u hapur atyre dyert drejt një të ardhmeje akademike cilësore në institucionin më të avancuar të arsimit të lartë në Kosovë dhe më gjerë.
UBT-ja ofron programe të shumta studimi në nivelin bachelor dhe master, në fusha që përfshijnë Shkencat Kompjuterike, Inteligjencën Artificiale, Inxhinierinë, Arkitekturën, Bioteknologjinë, Mjekësinë, Shkencat Humane, Menaxhimin, Artin e Komunikimit Modern, Mediat, Dizajnin, Politikën dhe të Drejtën. Kjo gamë e gjerë i mundëson çdo të riu që të gjejë vetveten dhe të zhvillojë potencialin e tij në një ambient ndërkombëtar dhe inovativ.
Arsyet pse të rinjtë shqiptarë nga Maqedonia e Veriut po zgjedhin UBT-në:
- Diplomë me vlerë ndërkombëtare dhe të njohur në Evropë dhe SHBA
- Staf akademik me përvojë ndërkombëtare, që sjellin praktikat më të mira të mësimdhënies
- Infrastrukturë moderne, me laboratorë të teknologjisë së fundit dhe hapësira kreative për zhvillim personal
- UBT Smart City – model i veçantë që kombinon teknologjinë, kërkimin shkencor dhe jetën studentore
- Mundësi mobiliteti ndërkombëtar, me marrëveshje bashkëpunimi në mbi 500 institucione akademike e shkencore në gjithë botën
- Fokus në punësim të shpejtë, ku mbi 98% e studentëve punësohen gjatë apo menjëherë pas studimeve
Nëpërmjet kësaj fushate, UBT-ja i fton të gjithë të rinjtë shqiptarë të Maqedonisë së Veriut që të bëhen pjesë e një familjeje akademike që beson në dijen, në përparimin kolektiv dhe në të ardhmen e ndritur të brezave të rinj.