75 Mall Live Search
12:22 / E Hënë, 21 Tetor 2024 / S Z

UBT, mundësi regjistrimi në programin Master në Gjuhë, Media dhe Komunikim

Nëse dëshironi të thelloni njohuritë tuaja në fushën e gjuhës, medias dhe komunikimit, mos e humbisni mundësinë për t’u regjistruar në programin Master në Gjuhë, Media dhe Komunikim në UBT. Të gjithë punonjësit e medias do të përfitojnë një zbritje prej 20% (nga 1500 në 1200 euro) për regjistrimin në këtë program.

Ky program ofron:

 Zhvillim të aftësive profesionale në gjuhë, gazetari dhe media digjitale;

Analizë të thelluar të teorive të komunikimit dhe ndikimit të tyre në shoqëri;

Trajnim në strategjitë e komunikimit publik dhe institucional;

Mundësi për të marrë pjesë në projekte kërkimore dhe praktika profesionale;

Shansin për t’u bërë lider në fushën e medias dhe komunikimit, duke ndikuar në formësimin e opinionit publik.

Kjo zbritje është një mundësi e shkëlqyer për të gjithë ata që dëshirojnë të zhvillojnë aftësitë e tyre profesionale dhe të avancojnë karrierën në fushën e Medias, me ligjërata të programuara në orar të pasdites.