15:44 / E Hënë, 07 Gusht 2023 / AR

UBT vendi i juristëve të së ardhmes

UBT është institucioni më inovativ në Kosovë dhe më gjerë, i cili ofron programin më të kompletuar në vend në fushën e drejtësisë, në kuadër të Fakultetit Juridik. Duke qenë kështu, programi Juridik në UBT u mundëson studentëve edukimin ligjor, në mënyrë që ata të jenë të gatshëm për të kontribuar në zhvillimin e një shoqërie juridike.

Si qendër e studimeve juridike, UBT synon që përmes këtij programi të dalin ekspertë ligjorë, gjyqtarë të gjykatave të ndryshme, avokatë, udhëheqës politikë të kësaj fushe etj. Në Fakultetin Juridik në UBT, nuk mësohet vetëm ligji – por zhvillohet aftësia për ta kritikuar dhe interpretuar atë. Kjo është pjesë e thelbësore e studimeve juridike në UBT.

UBT ka staf të kualifikuar për drejtimin përkatës, të cilët do të trajnojnë studentët në fushën e drejtësisë, njëherësh do t’i ndajnë përvojat e tyre profesionale. Pedagogët e Fakultetit Juridik janë jo vetëm akademikë të kualifikuar, por edhe profesionistë me përvojë në fushën e drejtësisë. Ata garantojnë një perspektivë të plotë dhe të përditësuar të sfidave aktuale ligjore.

Njëherësh UBT ofron mundësinë e studimeve në një ambient të përshtatshëm universitar, me infrastrukturë moderne që i plotëson të gjitha standardet evropiane. Dhe me rastet tona interaktive të studimit dhe metodologjinë tonë të bazuar në shkathtësi, UBT është e përqendruar në të mësuarit cilësor dhe praktik.

Po ashtu, ofron edhe mundësinë e studimit jashtë vendit përmes marrëveshjeve të bashkëpunimit që ka me mbi 500 institucione akademike ndërkombëtare. Në UBT ekzistojnë mundësi të jashtëzakonshme për të zgjeruar horizontet  e studentëve dhe për të kuptuar më mirë drejtësinë ndërkombëtare.

Gjithashtu, UBT ka edhe bibliotekën me qindra libra e materiale të aspektit ligjor, të cilat studentët mund t’i shfrytëzojnë për hulumtime shkencore. Studimet juridike në UBT nuk janë vetëm një investim në edukimin e studentëve por edhe një hap i madh drejt një të ardhmeje të suksesshme profesionale.

Në këtë vazhdë, UBT udhëheq në Kosovë sa i përket inkorporimit të mësimdhënies të stilit të Fakultetit Juridik të Harvardit përmes rasteve studimore dhe metodologjisë Sokratike. Duke përdorur raste të studimit praktike, studentët jo vetëm që mësojnë se si të interpretojnë ligjin, por gjithashtu edhe si ta zbatojnë atë në situata të ndryshme praktike.

Kjo përfshin mësimdhënien sokratike, inkurajimin e diskutimit dhe ndihmën e studentëve në zhvillimin e të menduarit kritik dhe aftësive analitike. Kurrikula e UBT-së është hartuar në mënyrë strategjike për të përgatitur studentët për industrinë ligjore, me aktivitete mësimore dhe metoda të vlerësimit të cilat synojnë drejtpërdrejt të ndihmojnë studentët në fitimin e aftësive të nevojshme të kërkuara nga industria ligjore në Kosovë.

Së fundi, mësimdhënia në Fakultetin Juridik në UBT është e fokusuar në arritjen e mësimit të thellë e cila kultivon të mësuarit që shkon përtej memorizimit të definicioneve. Kjo qasje i mundëson studentëve që të lidhen me më mirë me kontekstet e jetës reale duke krijuar një bazament të fuqishëm të shkathtësive e cila tejkalon të mësuarit sipërfaqësor. Mësimi i thellës, një disiplinë novatore që buron nga neuroshkenca, është një qasje pedagogjike e cila përdoret aktualisht nga 10 top universitetet më të njohura botërore të cilën qasje e përdor edhe UBT.