75 Mall Live Search
12:22 / E Martë, 30 Shtator 2025 / P M

UBT ofron 20 për qind bursë në programin Master në Shkencat dhe Teknologjia e Ushqimit, për teknologët, nutricionistët dhe infermierët

UBT po ofron një mundësi të veçantë për profesionistët e industrisë ushqimore. 20 për qind bursë për teknologët ushqimorë, nutricionistët dhe infermierët, në programin Master në Shkencat dhe Teknologjia e Ushqimit, për të zhvilluar njohuri të thella akademike, aftësi praktike të avancuara dhe përvojë ndërkombëtare.

Programi Master në Shkencat dhe Teknologjinë e Ushqimit në UBT është dizajnuar për të ofruar arsimim të avancuar akademik dhe profesional në këtë fushë vitale për zhvillimin shoqëror, ekonomik dhe shëndetësor të vendit.

Ky program është ndërtuar sipas kurrikulave bashkëkohore, të krahasueshme me ato të universiteteve më të zhvilluara ndërkombëtare, duke përfshirë qasje multidisiplinare, kërkime shkencore dhe praktika laboratorike.

Studentët pajisen me njohuri të thelluara mbi kiminë ushqimore, mikrobiologjinë, inxhinierinë e ushqimit dhe nutricionin, duke mësuar të krijojnë, përpunojnë dhe ruajnë produkte ushqimore të sigurta, cilësore dhe të shëndetshme.

Ky program përgatit profesionistë të aftë për:

  • të punuar në kompani kombëtare dhe ndërkombëtare të industrisë ushqimore,
  • të kontribuar në sektorin publik dhe privat,
  • të udhëheqin projekte të inovacionit në ushqim,
  • të zhvillojnë kërkime shkencore dhe të vazhdojnë studimet në nivel doktorature.

Përmes një mjedisi modern akademik, UBT u ofron studentëve mundësi për mobilitete studimore në universitete partnere evropiane, staf me përvojë ndërkombëtare dhe kushte laboratorike të nivelit më të lartë.

Programi gjithashtu u mundëson studentëve të specializohen në fusha të ndryshme si nutricioni, teknologjia ushqimore dhe menaxhimi i cilësisë e sigurisë së ushqimit, duke i pajisur ata me aftësi për të adresuar sfida komplekse që lidhen me prodhimin, sigurinë dhe ndikimin shëndetësor të ushqimit.

UBT thekson se qëllimi i këtij programi është të krijojë profesionistë dhe ekspertë që jo vetëm plotësojnë nevojat e tregut vendor dhe ndërkombëtar, por gjithashtu kontribuojnë në ngritjen e standardeve të ushqimit, shëndetit dhe inovacionit në Kosovë dhe më gjerë.

APLIKO TANI ONLINE dhe përfito nga bursa 20 për qind për të qenë pjesë e gjeneratës së re të ekspertëve të ushqimit dhe nutricionit.