11:15 / E Mërkurë, 24 Gusht 2022 / LB

UÇK-së ishte guerilja politike-ushtarake më e suksesshme e shekullit të XX!

Shkruan: Zafir Berisha

Sot, propaganda është metoda më e shquar e luftës psikologjike, e cila praktikohet nëpërmjet mediave me shkrim dhe elektronike, si dhe shërbejn për të arrituar qëllimin që i kanë vendos vetëvetes, ose ja kanë vendosur të tjerët (punëdhënsit)!

Nje pjesë e mediave të shkruara dhe elektronike në Kosovë, menaxhohen nga individë, të cilët direkt apo indirekt kanë qenë shërbëtor të aparatit të dhunshëm shtetëror të Sërbisë (Jugosllavisë), ku kanë pasur edhe privilegje për shërbimet e tyre, privilegje të cilat i humbën kur u çlirua Kosova nga UÇK-së me ndihmën e Nato-s.

Menjëherë pas luftës, të mbetur “jetim” derisa Serbia u këndell nga humbja në Kosovë, ata përkohësisht gjetën strehë nën ombrellën e ndonjë “komandanti” naiv apo edhe nëpër zyrat e regjimit të përkohshëm të “unmikistanit”.

Një pjesë e tyre duke qenë afër dy burimeve të informacionit, rivendosën lidhjet e vjetra me patronët në Serbi dhe vazhduan misionin e tyre tashmë në rrethana të reja.

Efekti i misionit të tyre tashmë është evident, i prekshëm dhe i dukshëm, thellime i përçarjes politike, fetare, krahinore deri në vëllavrasëse.

Viktima të misionit nga mbetjet serbe në Kosovë fatkeqësishtë ranë edhe disa pseudointelektualë dhe shumë qytetarë, të cilët nuk ishin dhe nuk janë në gjendje edhe sot të dallojnë të bardhën nga e zeza, siç vazhdoin të mos e dallojnë çka është lajmi i fabrikuar për qëllime të caktuara!

Shumë media, disa edhe të rreme, që menaxhohen nga shërbimi sekret i Serbisë si dhe shumë faqe e emra në rrjetet sociale në mënyrë të orkestruar nga një “qendër”, kanë arrritur që shoqrinë tonë ta fusin në një krizë të thellë morale, duke etiketuar çdo gjë që është vlerë në Kosovë. Kjo solli që qytetarët të humbin besimin te njëri-thetri si dhe në institucionet e vendit.

Urrejtja e krijuar tek një pjesë e qytetarve ndaj luftës dhe luftëtarëve të UÇK-së me një anë dhe partive dhe eksponentëve partiak në anën tjetër, ishte dhe mbetet misioni i mbetjeve serbo-sllave në Kosovë, të cilët çdo ditë vijojnë ta infektojnë qytetarin!

Sot, pas më shumë se 20 vitesh, lufta speciale dhe propagandistike nuk është e rastit as aksidentale, që luftëtarët e UÇK-së përballen me një gjykatë si ajo e Hagës e cila buron nga raporti i senatorit Dick Marty, raport ky i formuluar nga dosjet e Serbis dhe bashkëpuntorëve të saj, me të cilët UÇK-së dhe qytetarët e Kosovës kanë qenë në luftë për tu çliruar.

Nuk është zbulim i ujit të nxehtë nëse e thu atë që besoi se pjesa e madhe e opinionit e dinë, se qëlimi politik i Gjykatës Speciale me seli në Hag dhe ideatorët e kësaj gjykate (Serbi, Rusi dhe argatët e tyre) kanë për qëllim dhe objektivë për ta barazuar luftën çlirimtare të Kosovës me luftën gjenocidale dhe okupuese të Serbis, për me arritur deri te ajo që e tha Vuçiqi pra disa dite në arsyetimin se pse nuk kërkon falje për atë që ka ndodhur në Kosovë gjatë vitit 1998/99 ; të gjithë kanë bërë krime!

Tendenca për me barazu luftën për liri me luftën okupuse është tendenc për me len rajonin e trazuar dhe gjurmë për me u përsërit historia në emër të “pajtimit”!!!

Dikush i financuar e me vetëdije, mision dhe qëllim, si dhe një pjesë e madhe pa vetëdije po qojnë ujë në mullirin e Serbisë!!!