12:54 / E Diele, 07 Tetor 2018 / indeksADMonline

Udhëheqësi i Kulturës në Skenderaj rreth aksidentit me veturën zyrtare: Isha në një aktivitet të komunës!

Ramiz Shala, drejtor i Kulturës në komunën  e Skënderajt është aksidentuar në orët e vona.

Veutra e tij zyrtare të cilën po e ngiste ka përfunduar mbi themelet e një shtëpie.

Vetë Shala në një prononcim për Insajderin ka thënë se me veturë zyrtare, ka qenë duke u kthyer nga një aktivitet i Drejtorisë që udhëheq

Ai ka bërë të ditur se ka pësuar disa lëndime, kurse deri në mëngjes ka qenë në emergjencë.

“Po unë jam aksidentu. Veturën e kam shfrytëzu në bazë të të drejtave që kam si drejtor. Jam kanë me një aktivitet të komunës”, ka thënë fillimisht Shala.

Ai tutje deklaroi se me përdorimin e veturës në vikend nuk ka bërë ndonjë shkelje, pasi sipas tij aktivtitet e Drejtorisë së Kulturës organizohen edhe në fundjavë.

“Aktivitetet e Drejtorisë që drejtoj unë pra të Kulturës, nuk pyesin se a është ditë e shtunë apo e dielë. Rasti ka ndodhur në mbrëmje, kurse deri në mëngjes kam qenë në emergjencë”, deklaroi Ramiz Shala.

Ndryshe, më herët mediat raportuan se Drejtori i Kulturës në Skënderaj ka qenë duke u kthyer nga një ahend, kur është aksidentuar.

Pas ahengut, drejtori i Kulturës së Skenderajt përfundon me veturë mbi themelet e një shtëpie