Udhëheqësit e Nismës dhe PSD-së shpeshtojnë takimet, çka po ndodhë?
Zyrtarë të lartë të Nismas Social Demokrate dhe Partisë Social Demokrate kanë shpeshtuar takimet e tyre.
Në një foto të siguruar nga “Indeksonline”, shihen dy liderët, njëherësh udhëheqësit e dialogut të Kosovës në Bruksel, Fatmir Limaj dhe Shpend Ahmeti.
Ata ishin të shoqëruar edhe nga shefi i Grupit Parlamentar të Nisma-s, Bilall Sherifi si dhe deputeti, Dardan Molliqaj në njërin prej lokaleve të Prishtinës.

Nisma dhe PSD përpos që i bashkon programi politik, si duket të njëjtat pritet ta vazhdojnë bashkëpunimin e ngushtë edhe për zgjedhje e ardhshme parlamentare.
Ndërsa, burime tona tregojnë se takimi i sotëm më së shumti lidhej me seancën e nesërme kur pritet të votohet buxheti për vitin 2019.
Po ashtu, ata diskutuan edhe për temën më të “nxehtë” në vend, taksën ndaj Serbisë dhe Bosnjës e Hercegovinës. /Indeksonline/
