75 Mall Live Search
15:51 / E Shtunë, 08 Mars 2025 / FR

Udhëheqësit evropianë mbështesin planin për rindërtimin e Gazës

Vendet kryesore të Bashkimit Evropianë thanë se përkrahin një plan të mbështetur nga arabët për rindërtimin e Gazës që do të kushtonte 53 miliardë dollarë dhe do të shmangte zhvendosjen e palestinezëve nga territori.

Plani, i hartuar nga Egjipti dhe i miratuar nga udhëheqësit arabë, është hedhur poshtë nga Izraeli dhe nga presidenti i SHBA-së, Donald Trump, i cili paraqiti vizionin e tij për ta kthyer Rripin e Gazës në një “rivierë të Lindjes së Mesme”, shkruan BBC.

Të shtunën, ministrat e jashtëm të Francës, Gjermanisë, Italisë dhe Britanisë e mirëpritën planin, i cili kërkon që Gaza të rindërtohet për pesë vjet.

Në një deklaratë, ata thanë se propozimi premton “përmirësim të shpejtë dhe të qëndrueshëm të kushteve katastrofike të jetesës” për popullin e Gazës.