22:11 / E Shtunë, 15 Maj 2021 / OSH

‘Udhëkryqi i vdekjes’- Shpejtësia që po merr jetë në rrugën që lidh dy fshatra të Ferizajt

Lidh dy fshatra të qytetit të Ferizajt, atë Sazli me Sofali, e që për banorët e këtyre dy fshatrave po rezulton të jetë goxha i rrezikshëm, shkruan IndeksOnline.

Është ky udhëkryqi i këtyre dy fshatrave, e për të cilën banorët e kësaj ane tregojnë se po paraqet mjaftë telashe për ta. Kjo pasi që shoferët e veturave ngasin shpejtë ato, e që për pasojë dhe aksidentet në trafik nuk janë të rralla.

Madje ata tregojnë për IndeksOnline, se si njërit nga ta, vitin e kaluar si pasojë e shpejtësisë, i ishte mbytur gjyshi i tij në derë të shtëpisë si pasojë e shpejtësisë së veturave.

Ata ankohet se askush nga organet komunale nuk po merr masa për të vendosur shenja të rrezikut, apo edhe pengesa në rrugë e të cilat sado pak do t’ua ndalnin shpejtësinë veturave.

IndeksOnline ju sjell pamje se si dy vetura në një nga aksidentet e shpeshta janë përplasur mes vete e janë tërësisht të shkatërruara./IndeksOnline/