75 Mall Live Search
13:38 / E Mërkurë, 31 Mars 2021 / B O

“Udhëtar i kohës”, njeriu që pretendon se po jeton i vetëm në 2027

Një burrë që pretendon se po jeton në vitin 2027 i vetëm në Valencia, Spanjë, është bërë viral në Tik Tok. Përdoruesi me emrin “únicosobreviviente” (i mbijetuari i fundit) postoi videon e parë më 13 shkurt, duke treguar qytetin e Valencias, bosh, pa asnjë njeri përreth.

Megjithëse nuk e ka zbuluar kurrë identitetin e tij, ai i referohet vetes si Javier dhe pretendon se ka udhëtuar gjashtë vjet në të ardhmen. “Sapo u zgjova në një spital dhe nuk e di se çfarë mund të ketë ndodhur. Sot është 13 shkurt 2027 dhe unë jam vetëm në qytet”, thotë ai.

@unicosobreviviente

Acabo de despertar en un hospital y no sé qué ha podido pasar. Hoy es 13 de febrero de 2027 y estoy solo en la ciudad.

♬ Creepy, scary, horror, synth, tension – Sound Production Gin

Sidoqoftë, ndërtesat dhe makinat janë ende në vend, ndërsa energjia elektrike dhe Interneti duket se po funksionojnë mirë. Kur u pyet nga ndjekësit se si është e mundur që ka energji dhe Internet nëse nuk ndodhen njerëz përreth, ai tha se “ka shumë të ngjarë që ekziston një lloj lidhjeje midis 2021-s dhe 2027″.

@unicosobreviviente

??????

♬ sonido original – Javier

Sipas tij, nuk ka absolutisht asnjë aktivitet njerëzor por thotë se pajisjet elektronike janë saktësisht të njëjta si në vitin 2021, por kanë vitin 2027. Javieri ndan shpesh azhurnimet e “jetës së tij në të ardhmen” dhe pretendon se është “i mbërthyer” dhe po përpiqet të gjejë një mënyrë për t’u kthyer në vitin 2021.

@unicosobreviviente

Responder a @lucia_andrade18

♬ sonido original – Javier