20:53 / E Shtunë, 16 Shtator 2023 / MSH

Udhëtim falas në Trafik Urban për vajzat dhe gratë që kryejnë mamografinë, Maraj jep detaje

Kryeshefi ekzekutiv i Ndërmarrjes Publike “Trafiku Urban”, Burim Maraj, ka përshëndetur kauzën e nisur për muajin e ndërgjegjësimit kundër kancerit të gjirit.

Ai ka falënderuar Komunën e Prishtinës, përkatësisht Drejtorinë e Shëndetësisë, për bashkëpunimin në kauzën “Race for the Cure Prishtina”.

Maraj ka njoftuar se në përkrahje të kësaj fushate, gjatë tërë muajit tetor, stafi i Trafikut Urban do te veshë uniforma me ngjyrat e fushatës.

Në të njëjtën kohë, nga pagesa e biletës së autobusëve do të lirohen të gjitha vajzat dhe gratë qe kryejnë mamografinë, shërbim ky që mund të mirret falas në tri QMF të qytetit.

Nga pagesa e autobusëve te qytetit do të lirohen edhe maratonistët që do të marrin pjesë në maratonën “Vrapo për shëndet”.