14:56 / E Martë, 29 Nëntor 2022 / B O

Udhëtimi i frikshëm i tre emigrantëve që mbijetuan 11 ditë në pjesën e jashtme të një anije cisterne nafte

Emigrantët nga vendet me vështirësi ekonomike po përpiqen që në çfarëdo lloj mënyrë të largohen nga vendi, e shpesh duke vënë në rrezik dhe jetën e tyre.

Kështu ka ndodhur dhe me tre emigrantët nga Lagos në Nigeri, të cilët arritën në ishullin Kanarie të Gran Canaria, Spanjë në një mënyrë të frikshme. Tre burrat u ulën në pjesën ku gjendet mekanizmi drejtues i anijes cisternë nafte. Ata nuk u zbuluan derisa arritën në Las Palmas, për 11 ditë.

Autoritetet spanjolle njoftuan se burrat ishin zbuluar në portin e Las Palmas. Ata shfaqën simptoma të dehidrimit dhe hipotermisë dhe u dërguan në spital.

Mediat e huaja shkruajnë se anijet MarineTraffic, flamur maltez u largua nga qyteti nigerian i Lagos më 17 nëntor dhe mbërriti në Las Palmas ditën e djeshme, 28 nëntor.