75 Mall Live Search
10:24 / E Martë, 30 Shtator 2025 / L A

Udhëtimi i largët i Realit, Alonso befason me vendimin për Mbappen

Real Madridi sonte do të zhvillojë ndeshjen e dytë të fazës së ligës në Ligën e Kampionëve.

Ata kanë udhëtuar drejt Kazakistanit, ku do të luajnë në udhëtimin më të largët të tyre në histori ndaj skuadrës së Kairat Almatyt.

Trajneri Xabi Alonso, me gjasë nuk do të rrezikojë yjet e tij për këtë ndeshje, në veçanti francezin Kylian Mbappe.

Sipas “AS”, Alonso mund ta pushojë francezin për këtë ndeshje ku pritet me gjasë të aktivizojë të riun, Gonzalo Garcia.

Kujtojmë se ndeshja Kairat Almaty-Real Madrid, do të zhvillohet sonte në orën 18:45, në stadiumin “Ortalyq”./IndeksOnline/