75 Mall Live Search
16:44 / E Premte, 20 Dhjetor 2024 / MSH

Udhëto me AlbaSky drejt Prishtinës, përfito bileta të lira!

AlbaSky, me selinë e saj në qendër të Prishtinës, ju ofron mundësinë për të udhëtuar drejt Kosovës nga një numër i madh destinacionesh evropiane me çmime të lira gjatë këtij fundviti.

Rezervoni tani dhe udhëtoni nga qytetet kryesore të Zvicrës, si Basel, Zurich dhe Geneva, apo nga ato gjermane Stuttgart, München, Düsseldorf, Hannover, Münster Osnabrück, Nürnberg, Berlin Brandenburg, Memmingen dhe Hamburg, drejt Prishtinës me çmime të lira.

Nëse planifikoni udhëtime nga Sllovenia, Suedia ose Luksemburgu, AlbaSky ka gjithashtu fluturime nga Ljubljana, Halmstad dhe Luxemburg, duke mbuluar kështu një gamë të gjerë mundësish me çmime speciale!

Risi e madhe për vitin e ardhshëm! Duke filluar nga prilli 2025, AlbaSky do të nisë fluturime direkte nga Parisi dhe anasjelltas, duke shtuar një tjetër destinacion fantastik për udhëtarët e saj.

Pavarësisht nëse po planifikoni të vizitoni të afërmit tuaj, të kaloni pushimet me të dashurit apo të realizoni udhëtime biznesi, AlbaSky është zgjedhja ideale për fluturime të rehatshme dhe ekonomike.

Pse të zgjidhni AlbaSky?

Një nga avantazhet kryesore të AlbaSky është ofrimi i një pakete shërbimesh që e bëjnë udhëtimin tuaj më të lehtë dhe më të rehatshëm. Udhëtarët përfitohen nga:

  • Check-in falas
  • Bagazh dore falas
  • Bagazh deri në 20 kg pa pagesë shtesë

Këto përfitime ndihmojnë që të shmangni shpenzimet e papritura dhe komplikimet gjatë udhëtimit.

Mënyrat e pagesave për rezervimin e biletave

AlbaSky është siguruar që procesi i rezervimit të jetë sa më i thjeshtë dhe i aksesueshëm për të gjithë klientët e saj. Kjo është bërë e mundur përmes një game të gjerë opsionesh për mënyrat e pagesës.

Udhëtarët mund të zgjedhin mes mënyrave të pagesës si më poshtë:

Mastercard dhe Visa: Kartat më të njohura dhe të përdorura gjerësisht në botë, ofrojnë një mënyrë të sigurt dhe të shpejtë për të bërë pagesa online.

RIA: Pagesat mund të realizohen dhe në të gjitha pikat e RIA Pagesa në tërë Kosovën.

Pagesa Online: Biletat janë tashmë në shitje dhe mund të rezervohen në www.albasky.com

Më poshtë gjeni sqarime lidhur me procedurën e rezervimit të biletës tuaj!

Mjafton të hyni në ueb-faqen www.albasky.com dhe të drejtohehni në ofertat speciale të cilat publikohen rregullisht në pjesën e poshtme të faqes.

Në biletë të udhëtimit përfshihen rezervim i ulëses, check in, bagazh dore dhe bagazh deri në 20 kg.

Shërbimi për Klientin në AlbaSky ju ofron zgjidhjen më të mirë. Kjo pasi keni mundësinë të na kontaktoni në numrat tanë të telefonit çdo ditë duke filluar nga ora 09:00 deri 20:00.

Poashtu ju mund të i pranoni ofertat sipas kërkesës tuaj në numrat tanë të telefonit: +49 7621 1559999 (Gjermani), +41 61 5101153 (Zvicër), +383 48 48 84 84 (Kosovë) në Whatsup ose Viber.

Kontaktet në Facebook, Instagram dhe TikTok.

Zgjidhni AlbaSky dhe bëni udhëtimin tuaj një histori të paharrueshme.