75 Mall Live Search
09:06 / E Mërkurë, 18 Dhjetor 2024 / G T

Udhëtoi me kilometra të tëra nga Argjentina për të takuar Myrto Uzunin

Skuadra e Granadas mbrëmë shënoi fitore të thellë 4:1 ndaj Cartagenas në La Liga 2 dhe njeriu i ndeshjes ishte Myrto Uzuni.

Pikërisht sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë ishte në qendër të vëmendjes ende pa filluar ndeshja, shkruan Indeksonline

Uzuni takoi një tifoz që kishte udhëtuar nga Argjentina me kilometra të tëra.

Ai filloi të qante kur pa Uzunin, duke iu afruar atij dhe i dhuroi një përqafim të ngrohtë. Më pas shqiptari i nënshkroi fanellën e tifozit.

Uzuni shënoi tri gola në fitoren 4:1 të Granadas.

Sulmuesi “kuqezi” shkoi në kuotën e 14 golave në La Liga 2 me fanellën e Granadas këtë sezon./Indeksonline/