Udhëtoi në hapësirë, pse Katy Perry u bë pishman?

Katy Perry, e cila mori pjesë në një fluturim turistik në hapësirë me Blue Origin, po përjeton emocione të përziera pas këtij udhëtimi që u kritikua gjerësisht.
Këngëtarja ishte pjesë e një grupi prej gjashtë grave që fluturuan me kapsulën NS-31 nga Teksasi, në një mision të sponsorizuar nga kompania e miliarderit Jeff Bezos. Udhëtimi 11-minutësh shkaktoi polemika për shkak të ndikimit të mundshëm në mjedis dhe sjelljeve të konsideruara dramatike nga publiku, përfshirë edhe atë të vetë Perry-t.
Burime pranë saj thonë se këngëtarja e njohur ndjen keqardhje për mënyrën se si u interpretua udhëtimi, edhe pse nuk e mohon se përvoja ishte transformuese. “Katy nuk pendohet që shkoi në hapësirë. Ishte diçka që i ndryshoi jetën. Asaj i vjen keq për rrjedhën që mori e gjithë gjëja. Nuk i priste kurrë këto reagime dhe ndihet e zhgënjyer nga reagimi i paprovokuar. Pavarësisht akuzave, ajo vazhdon të dashurojë dhe të luftojë për mjedisin,” – tha burimi.
Këto ndjenja bien në kontrast me emocionet që Perry shfaqi menjëherë pas zbritjes nga kapsula, kur u shpreh me entuziazëm:
“Ka të bëjë me një energji kolektive brenda. Ka të bëjë me ne. Ka të bëjë me krijimin e hapësirës për gratë e ardhshme. Ka të bëjë me këtë botë të mrekullueshme që ne shohim pikërisht atje dhe e vlerësojmë atë. Kjo është e gjitha për të mirën e Tokës.”
Udhëtimi që duhej të shënonte një triumf personal për yllin e “Firework” është kthyer në një çështje debati publik – duke vënë në pikëpyetje vlerën e aventurave të tilla përballë krizave reale që po përjeton planeti.