Udhëtuan drejt Suharekës, “Plisat” nuk lejohen të futen në stadium
Gjatë këtyre momenteve është duke u zhvilluar ndeshja në Superligë mes Ballkanit dhe Prishtinës.
Për këtë ndeshje udhëtuan edhe tifogrupi i njohur “Plisat”, por që nuk u lejuan të futen në stadium.
“Plisat”, më pas publikuan një fotografi në rrjetet sociale me mbishkrimin “Mysafirë të padëshiruar”.
Suharekasit, po udhëheqin 3-1 ndaj kryeqytetasve duke treguar dominancën e tyre./IndeksOnline/

