16:09 / E Mërkurë, 13 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Udhëtuan për 8 orë, përsëri mbeten në të njëjtin vend ku ishin nisur

Një aeroplan që fluturonte nga Berlini drejt Londrës, pas një kohe për shkak të borës u kthye në pikën bazë.

Rreth 180 udhëtarë në fluturimin BA983 është dashur të presin pesë orë derisa të qetësohej stuhia, para se Airbus A320 serish të nisej drejt Britanisë së Madhe.

Por, ky nuk ishte fundi i problemeve. Aeroplani nuk mundi të aterrojë për shkak të sasi së madhe të borës në aeroportin Heathrow dhe vazhdoi drejt aeroportit Bournsmouth, i cili ndodhet larg 145 kilometra.  Rreth 100 udhëtarë kanë mbetur në aeroplan edhe tri orë në ulëset e tyre, derisa kompania nuk vendosi se çfarë të bëjë me ta, transmeton KosovaPress.

Udhëtarëve gjatë kësaj kohe iu pamundësua qasja në pije dhe ushqim, ishin të ngujuar në kabinë dhe personeli nuk i lejoi të dalin jashtë. E vetmja gjë që iu ofrua atyre ishte uji.

Ata në destinacionin e caktuar arritën me tetë orë vonesë.