23:20 / E Enjte, 08 Korrik 2021 / OSH

“Udhëtuesi në kohë” qëlloi rezultatet e Anglisë, para 3 javësh kishte parashikuar fituesin e Euro 2020

I ashtuquajturi “udhëtuesi në kohë” ka befasuar me parashikimet e ndeshjeve në Euro 2020.

Para çerekfinales Angli – Ukrainë kishte parashikuar fitoren e ‘Tre luanëve’ me rezultat 4-0 dhe ashtu doli.

Por një fakt që po shqetëson tifozët e Anglisë është një video që ky user në TikTok e kishte postuar më 18 qershor.

“Italia sapo e mundi Anglinë në finale të Euro 2020. Jam udhëtuesi në kohë” kishte shkruar nsh.official.

@nsh.official

do you trust me now? ##timetravel ##euro2020 ##em ##england ##italy

♬ Back in Time x Hung Up – NSH

/Indeksonline/