UEFA cakton gjyqtarët nga Turqia për ndeshjen Gjilani – Progres Niederkorn

UEFA ka caktuar gjyqtarët për ndeshjen e kthimit, Gjilani – Progres Niederkorn, e vlefshme për rrethin e parë kualifikues për Conference League.
Gjyqtar kryesor i kësaj sfide do të jetë turku, Yasar Kemal Ugurlu, shkruan IndeksOnline.

Ndihmësit e tij gjithashtu janë nga Turqia, rahim Çaglar Uyarcan dhe Abdullah Ozkara, ndërsa gjyqtar i katërt Kadir Saglam.
Ndeshja zhvillohet më 20 korrik, në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, nga ora 20:00.
Kujtojmë që ndeshja e parë e cila u zhvillua në Luksenburg ka përfunduar me rezultat të barabartë 2:2./IndeksOnline/