75 Mall Live Search
12:34 / E Shtunë, 22 Qershor 2024 / Gj. Sh

UEFA cakton gjyqtarin e ndeshjes Shqipëri – Spanjë

Kombëtarja e Shqipërisë të hënën luan ndeshjen e fundit të fazës së grupeve në Kampionatin Evropian.

Kuqezinjtë do të përballen me Spanjën në ”Dusseldorf Arena”, nga ora 21:00, shkruan IndeksOnline.

UEFA tashmë ka caktuar gjyqtarët e kësaj ndeshje.

Suedezi, Glenn Nyberg do të jetë gjyqtar kryesor, ndërsa ndihmësit e tij janë, Mahbod Beigi dhe Andreas Soderqvist, po ashtu nga Suedia.

Ukrainasi, Mykola Balakin do të jetë gjyqtar i katërt, derisa Christian Dingert nga Gjermania do të jetë në VAR.

Kujtojmë që Spanja tashmë ka siguruar kualifikimin në fazën e 1/16-tës, derusa Shqipëria do t’i duhet fitorja për të kaluar fazën e grupeve./IndeksOnline/