75 Mall Live Search
15:43 / E Hënë, 27 Maj 2024 / Gj. Sh

UEFA del me njoftim në lidhje me biletat: Mos bleni bileta në tregun sekondar

UEFA ka dalë me njoftim në lidhje me biletat për ‘’UEFA EURO 2024’’.

Ata bëjnë thirrje që në finalet e ardhshme të Europa Conference League dhe Champions League, si dhe EURO 2024, të mos blejnë bileta në tregun sekondar.

Po ashtu tifozëve u kërkohet të mos udhëtojnë në stadiume pa bileta.

‘’Të gjitha finalet e garave të UEFA-s për klube, biletat e EURO 2024 janë bileta dixhitale dhe shpërndahen nëpërmjet aplikacionit celular zyrtar.‘’

‘’Biletat e blera nga palë e treta, faqe interneti ose agjenci të paautorizuara, si dhe në faqet e mediave sociale, ose nga reklamat mund të anulohen nga UEFA  dhe tifozëve t’iu refuzohet hyrja ose të nxirren nga stadiumi.’’ thuhet në njoftim. /IndeksOnline/