UEFA delegon gjyqtarët për duelin Drita-Omonia

Tashmë UEFA ka caktuar gjyqtarin kryesor dhe asistentët e tij për ndeshjen midis Dritës dhe klubit nga Qipro, Omonia.
Gjyqtari kryesor do të jetë Rob Harvey nga Irlanda ndërsa asistentë janë Robert Clarke dhe Ëayne McDonnell po ashtu nga Irlanda.
Në VAR do të jetë skocezi Kevin Clancy.
Ndeshja mes Dritës dhe Omonia luhet të enjten me fillim nga ora 18:45 në ‘Fadil Vokrri’, në kuadër të xhiros së dytë të fazës së ligës së Conference League.
Në xhiron e parë Drita barazoi me KuPS – kurse Omonia humbi nga Mainz./Indeksonline/