75 Mall Live Search
09:02 / E Premte, 19 Shkurt 2021 / Blerim

UEFA dënon dy lojtarët e Salzburgut, përdoren doping në kombëtare

Shtëpia më e madhe e futbollit në Europë, UEFA ka shqiptuar një dënim për dy lojtarët e RB Salzburg.

Përmes një komunikate, klubi austriak tregon se dy lojtarët, Mohamed Camara dhe Sekou Koita janë dënuar me nga tre muaj mos-lojë për shkak të testit pozitiv për doping, shkruan IndeksOnline.

“Camara dhe Koita kishin qenë me ekipin kombëtar të Malit rreth dhjetë ditë dhe morën një ilaç kundër sëmundjeve e që kishte përbërës aktiv të dopingut. Mjeku i ekipit u pezullua menjëherë nga Federata e Malit’, shkruhet në njoftimin e klubit austriak.

Vendimi për dënimin e lojtarëve, ka hyrë në fuqi menjëherë dhe vlen për të gjitha ndeshjet kombëtare dhe ekipore./IndeksOnline/