UEFA dënon skuadrën e Llapit për ndeshjen kundër Buducnostit

UEFA ka publikuar vendimin ku dënon skuadrën kosovare të Llapit për ndeshjen kundër Buducnostit e cila u luaj në Prishtinë me 14 korrik.
Organi i Kontrollit, Etikës dhe Disiplinës së UEFA-s (CEDB), ka shpallur vendimin ku skuadra e Llapit dënohet me gjobë dhe pjesëmarrjen e tifozëve në ndeshjet e UEFA-s, transmeton IndeksOnline.
”KF Llapi dënohet me 50,000 € dhe urdhërohet që të luajë dy (2) ndeshjet e ardhshme të garës së UEFA-s si klub pritës me dyer të mbyllura, e dyta prej të cilave i nënshtrohet një periudhe prove prej dy (2) vitesh nga datën e këtij vendimi, për shkeljet e Rregullores Disiplinore të UEFA-s, pra sjelljet raciste të mbështetësve të saj, pushtimin e fushës së lojës, hedhjen e objekteve, ndezjen e fishekzjarrëve dhe mesazhet provokuese (d.m.th. banderola të paligjshme).
Urdhërohet KF Llapi 1932 të zbatojë direktivën e mëposhtme në ndeshjen e ardhshme të kompeticionit të UEFA-s që luan si klub pritës: të vendoset një pankartë me shkrimin “#NoToRacism”, me logon e UEFA-s në të.”, thuhet në njoftimin e UEFA-s.
Po ashtu skuadra e Llapit është dënuar me 8000 € për gjobë për bllokim të rrugëve publike./IndeksOnline/
