75 Mall Live Search
17:56 / E Hënë, 02 Mars 2026 / L A

UEFA dënon Tottenhamin, kjo është arsyeja

UEFA ka vendosur ta dënojë skuadrën angleze, Tottenham Hotspur.

Kjo për shkak të sjelljes së tifozëve, gjatë udhëtimit në Gjermani për ndeshjen e Ligës së Kampionëve ndaj Eintracht Frankfurtit.

Madje ata kishin bërë edhe përshëndetje naziste ndaj tifozëve gjermanë

Ata u gjobitën 30 mijë euro si dhe nuk do të mund të udhëtojnë për ndeshjen ndaj Atletico Madridit, në “Metropolitano”.

Ndeshja e parë e 1/8-tave të Ligës së Kampionëve mes Atleticos dhe Tottenhamit, zhvillohet më 10 mars./IndeksOnline/