UEFA dhe Premierliga nuk i lënë të gëzohen futbollistët e Newcastle

Princi arab, Mohamed bin Salman shumë shpejtë pritet të bëhet edhe zyrtarisht pronal i Newcastle United pasi që ka blerë 80% të aksioneve.
Ai do të paguaj 350 milionë euro në arkat e Mike Ashley që më ën fund ka vendosur ta shesë klubin te arabët, shkruan Indeksonline.
Edhe pse do të jetë pronari më i pasur në Premierligë, ai nuk do të mund të shpenzoj shumë pasi që duhet të respektoj Fair Playn Financiar.
UEFA dhe Liga Premier e kanë paralajmëruar sheikun se ai nuk mund të shpenzojë shuma të majme dhe duhet të ketë kujdes nga rregulli financiar.
Të dy organet qeverisëse kanë versionet e tyre të “Fair Play Financiar”, me Ligën Premier që kufizon humbjet e subvencionuara nga pronarët në 105 milionë euro për tre vite dhe UEFA duke kufizuar humbjet trevjeçare në 26 milionë euro.
Përveç kësaj, burimet në të dy organet thonë se marrëveshjet e ardhshme tregtare të Newcastles do të shqyrtohen në mënyrë që Fondi Saudit i Investimeve Publike (PIF) nuk mund të bëjë çfarë të dojë dhe të injektojë para shtesë në marrëveshjet e sponsorizuara të fituara mbi vlerat e tregut. /IndeksOnline/