UEFA e dënon Real Madridin për sjellje diskriminuese të tifozëve në ndeshjen kundër Manchester Cityt

Real Madrid ka marrë një dënim nga UEFA, ku është gjobitur me 30.000 euro.
Klubi mbretëror është gjobitur nga shtëpia më e madhe evropiane e futbollit, për sjellje diskriminuese të tifozëve, në ndeshjen e Champions League ndaj Manchester Cityt, shkruan IndeksOnline.
Në vendimin e saj të publikuar këtë të premte, UEFA përmendi, pa detaje të mëtejshme, një shkelje nga mbështetësit e Realit të nenit 14 të rregullores së saj disiplinore, duke sanksionuar “racizmin, sjellje të tjera diskriminuese dhe propagandë” .
Përveç një gjobe prej 30,000 euro, Reali do të jetë nën kërcënimin e një mbylljeje të pjesshme të stadiumit të tij Santiago Bernabéu për dy vjet, duke prekur ” të paktën 500 vende ngjitur “, në rast të një shkeljeje të përsëritur./IndeksOnline/