75 Mall Live Search
23:56 / E Premte, 20 Tetor 2023 / Gj. Sh

UEFA e dënon Ukrainën, shkak thirrjet raciste të tifozëve

Ukraina është dënuar me mbylljen e pjesshme të stadiumit nga UEFA, pasi tifozët e saj u shpallën fajtorë për abuzim racor në ndeshjet kundër Anglisë dhe Italisë.

UEFA e akuzoi vendin pas barazimit 1-1 në shtëpi kundër Anglisë dhe humbjes 2-1 në Itali në ndeshjet kualifikuese të Euro 2024 muajin e kaluar.

Ukraina paraqiti një apel që është miratuar pjesërisht, por ndeshja e radhës e kombëtares në shtëpi do të luhet me një pjesë të stadiumit të mbyllur, ndërsa mbështetësit e tyre nuk lejohen të marrin pjesë në ndeshjen e radhës jashtë.

Edhe Federata e Futbollit të Ukrainës (UAF) është goditur me gjobë.

“Federata e Futbollit të Ukrainës është gjobitur me 15 mijë euro dhe mbylljen e pjesshme të stadiumit në garat e UEFA-s”, thuhet në njoftim.

Ndeshja e radhës e Ukrainës është kundër Italisë në ndeshjen e fundit kualifikuese për Euro 2024 më 20 nëntor.

Skuadra e Sergiy Rebrov aktualisht është e dyta në grup dhe tre pikë përpara Italisë, e cila ka një ndeshje më pak.