22:49 / E Premte, 20 Shtator 2019 / indeksADMonline

UEFA e ka dënuar këtë lojtarë me 5 ndeshje mos lojë

UEFA e ka dënuar Ante Rebin me 5 ndeshje mos lojë, pasi futbollisti u shpallë fajtor për “lojë të ashpër dhe fyerje ndaj një zyrtari të ndeshjes” në ndeshjen e Europa Ligës muajin e kaluar.

Futbollisti gjatë kohës kur e kishte kryer këtë veprim kishte luajtur për Eintracht Frankfurt mirëpo disa ditë më vonë u transferua në formë huazimi të Milani të cilët u pajtuan se lojtari mund të dënohet.

Po ashtu u dënua edhe klubi Eintracht për shkak që tifozët kishin hedhur mjete të forta në fushë, andaj ata u gjobitën me 44.000 euro./Indeksonline/.