75 Mall Live Search
20:18 / E Enjte, 15 Tetor 2020 / indeksADMonline

UEFA e nderon Kosovën, e vlerëson golin e Hadergjonajt si më të mirën të rundit

Hadergjonaj përveç se ishte fantastik me Kosovën në fushë, ai pranoi edhe një vlerësim të mirë nga faqja zyrtare e Ligës së Kombeve.

UEFA, vendosi që golin e Hadergjonajt ndaj Maqedonisë së Veriut të shpallet si më të mirën të këtyre rundeve në kuadër të Ligës së Kombeve, shkruan IndeksOnline


“Kjo gjuajtje e Florent Hadergjonaj fiton titullin GOLI I RAUNDIT”, shkruan faqja zyrtare e UEFA.

Hadërgjonaj ishte padyshim një nga lojtarët më të mirë në tri ndeshjet e tetorit te Kosova.