75 Mall Live Search
12:19 / E Enjte, 18 Tetor 2018 / indeksADMonline

UEFA e përjashton nga garat evropiane skuadrën e famshme ruse

Skuadra e famshme ruse, Rubin Kazan është dënuar me një vit përjashtim nga garat evropiane. Arsyeja e dënimit ka të bëj me shkeljen e rregullave të Fair Playt Financiar.

Rubin nuk i është nënshtruar monitorimit të Unionit Evropian të Futbollit (UEFA) për shkak të shpenzimeve të pakontrolluara të parave, transferimeve dhe pagave të lojtarëve.

UEFA ka njoftuar se Rubin nuk do të jetë në gjendje të marrë pjesë në Ligën e Kampionëve ose në Ligën e Evropës nëse ata sigurojnë njëren nga pozitat që dërgojnë në këto kupa edicionin e ardhshëm.

Rubin aktualisht është në pozitën e pestë tabelare në kampionatin rus./Indeksonline/