10:14 / E Mërkurë, 10 Gusht 2022 / A. M.

UEFA e shqetësuar për lojën e sotme, shkak tifozët

Sonte në mbrëmje do të luhet finalja e Super kupës së Evropës, mes Real Madrid dhe ekipit gjerman Eitracht Frankfurt.

UEFA dhe policia kanë ngritur alarmin para finales që pritet të luhet sonte. Kjo për shkak të tifozëve të Eintrach, që priten të jenë një numër i madh tifozësh prej 8 mijë gjerman, transmeton IndeksOnline

Kujtojmë që të njëjtit kishin shkaktuar trazira në lojën kundër Seville, prandaj UEFA është përgatitur të marr masa më herët.

Loja do të luhet nga ora 21:00, në  Olympic Stadion, Helsinki“.