75 Mall Live Search
20:06 / E Hënë, 26 Prill 2021 / OSH

UEFA fillon hetimet ndaj Ibrahimovicit, e lidhin me kompanitë e basteve

Shtëpia më e madhe e futbollit evropian, UEFA ka konfirmuar se ka filluar hetime disiplinore ndaj futbollistit, Zlatan Ibrahimovic.

Mbi Ibrahimovicin janë akuzar për një interes të pretenduar financiar në një kompani bastesh, transmeton Indeksonline.

“Në përputhje me nenin 31 (4) të Rregullores Disiplinore të UEFA-s, një Inspektor Etik dhe Disiplinor i UEFA-s është emëruar sot për të kryer një hetim disiplinor në lidhje me një shkelje të mundshme të Rregullave Disiplinore të UEFA-s nga Z. Zlatan Ibrahimović për një interes të pretenduar financiar në një kompani bastesh” thuhet në njoftimin e UEFA-s./Indeksonline/