UEFA gjobitë Yamalin dhe Lewandowskin – thyen rregullat e anti-dopingut

Lamine Yamal dhe Robert Lewandowski janë gjobitur nga UEFA me nga 5 mijë euro.
Arsyeja e kësaj gjobe është thyerja e rregullave anti-doping, në ndeshjen Inter-Barcelona, që u zhvillua më 6 maj të këtij viti, shkruan IndeksOnline.
Të dy lojtarët nuk zbatuan nenin 21.8 të rregullores anti-doping, që kërkon paraqitje të menjëhershme në pikën e kontrollit të caktuar pas një ndeshjeje.
Sipas raportit, dyshja nuk u nisën direkt për në zonën e kontrollit anti-doping pas ndeshjes, duke çuar në masa disiplinore.