75 Mall Live Search
11:07 / E Premte, 05 Shkurt 2021 / Blerim

UEFA ‘godet’ sërish Ajaxin, 12 muaj dënim për Onanan

Shtëpia më e madhe e futbollit në Europë, UEFA, ka dënuar sërish klubin e Ajaxit.

UEFA-ja sot ka dhënë lajmin për dënim 12- mujor për portierin e parë, Andre Onana, këtij të fundit i gjetën në urinë substanca dopingu, shkruan IndeksOnline.

“Pezullimi është efektiv nga dita e sotme dhe do të zbatohet në të gjitha aktivitetet e futbollit, si kombëtar, ashtu edhe ekipor”, shkruhet në njoftimin e UEFA-së.

Pikërisht sot gjatë ditës, klubi i Ajaxit mori edhe lajmin e keq, pasi UEFA-ja nuk pranoi kërkesën e klubit holandez për ta futur në listë lojtarin, Sebastian Haller./IndeksOnline/