75 Mall Live Search
08:28 / E Premte, 21 Qershor 2024 / G T

UEFA hap hetim disiplinor për Mrilind Dakun

Shtëpia më e madhe e futbollit në Europë, UEFA ka hapur një hetim disiplinorë për sulmuesin e Kombëtares së Shqipërisë, Mirlind Dakun.

Përmes faqes zyrtare, UEFA tashmë është duke hetuar rastin e sulmuesit shqiptar i cili pas ndeshjes ndaj Kroacisë ofendoi rëndë maqedonët, shkruan Indeksonline

Daku kërkoi falje publike në rrjetet sociale, duke thënë: “Ndjesë nëse kam fyer dikë pas ndeshjes me Kroacinë, afekti i lojës e bën të vetën, unë vazhdoj të punoj së bashku me gjithë grupin rreth ëndrrave tona”.

Por, tashmë UEFA është duke hetuar rastin dhe shumë shpejt pritet të merret një vendim për të.

Kujtojmë që përveç Mirlind Dakut, shtëpia e madhe e futbollit europian është duke i hetuar edhe tifozët e Shqipërisë dhe Kroacisë./Indeksonline/