UEFA hap hetim për incidentin e diego Simeones me tifozin e Liverpulit

Mediat angleze raportojnë se UEFA ka hapur hetim ndaj trajnerit të Atletiko Madridit, Diego Simeone, pas incidentit që kishte me një tifoz të Liverpulit.
Tekniku argjentinas, pas golit të shënuar nga Van Dijk, u përplas me tifozin, për shkak të gjesteve dhe fyerjeve që ai i kishte bërë gjatë ndeshjes, shkruan IndeksOnline.
Sipas raportimeve, krejt ngjarja nisi kur një anëtar i stafit mbështetës të Atleticos, pështyu një tifoz të Liverpoolit gjatë një debati të nxehtë ku përfshihej Diego Simeone , i cili u ndëshkua me karton të kuq.
Mediat angleze raportojnë se UEFA do të shqyrtojë raportet dhe potencialisht do të kërkojë pamje nga kamerat e sigurisë nga Liverpooli.
Kujtojmë që Simeone pas ndeshjes tha se u provokua dhe u fye me fjalë.
“Në të njëjtën mënyrë që luftojmë vazhdimisht kundër racizmit, mund të luftojmë edhe kur marrim fyerje. Unë jam një njeri i mirë.”, deklaroi Simeone në konferencën për media, pas humbjes nga Liverpuli./IndeksOnline/