UEFA hedh poshtë kërkesën e Benficës për Valverden
Ndeshja Benfica-Real Madrid ka qenë ndeshja më e komentuar në futboll.
Kjo erdhi pas golit të Viniciusit, ku shpërthyen në urrejtje ndaj tij pas festimit të golit, teksa më pas u aludua për një ofendim në bazë racore ndaj brazilianit nga ylli i Benficas, Gianluca Prestianni.
Mirëpo një tjetër u komentua, pas një ndërhyrje të Federico Valverdes ndaj Samuel Dahl, ku Benfica kërkoi pezullimin e uruguajanit.
Por kjo kërkesë u hodh poshtë nga UEFA, duke i mundësuar Valverdes të jetë prezent në ndeshje.
Kujtojmë se ndeshja e shumëpritur e play-offit, luhet të mërkurën në “Bernabeu”./IndeksOnline/

