75 Mall Live Search
13:48 / E Mërkurë, 19 Mars 2025 / G T

UEFA-ja cakton gjyqtarin për ndeshjen Angli – Shqipëri

UEFA-ja ka caktuar grupin e arbitrave që do të ndajnë drejtësi në ndeshjen Angli-Shqipëri. Sfida në “Wembley”, që nis më 21 mars në orën 20:45, do të gjykohet nga Alehandro Hernandes. 

Herandes është njohje e vjetër për Anglinë, teksa nuk ka gjykuar më parë kuqezinjtë. Në të vetmin rast që ishte kryesor i Anglisë, takimi luhej në “Wembley” dhe për kualifikueset e Botërorit 2022. Më 12 tetor të vitit 2021, ishte 42-vjeçari që u bë protagonist me një penallti të akorduar për Hungarinë.

Vendësit nuk ishin aspak dakord, teksa e panë veten në disavantazh pas atij momenti. Hungaria shënoi përmes Salait nga penalltia. Sfida u mbyll barazim, pasi ishte Stons që barazoi.

HERNÁNDEZ HERNÁNDEZ TO REFEREE SATURDAY'S GAME AT THE CARRANZA | Cádiz Club  de Fútbol | Web Oficial