UEFA-ja delegon dy gjyqtarët kosovarë në dy ndeshjet kualifikuese të Conference League-s

Gjyqtarët kosovarë po marrin vëmendjen e merituar në ndeshjet e garave të UEFA-s.
Dhe tashmë në ndeshjet e kthimit të raundit të dytë të Conference League, UEFA-ja ka vendosur që t’ua besojë gjyqtarëve si Genc Nuza dhe Mervan Bejtullahu, dy ndeshje.


Nuza, do të gjykojë në ndeshjen midis Zilinas dhe Rakoëit, ndërsa Bejtullahu në ndeshjen Gyori Eto-Pyunik.
Kujtojmë se të dyja këto ndeshje do të zhvillohen nesër, me Gyori-Pyunik që zhvillohet në orën 19:30 dhe Zilina-Rakoë në orën 20:30./IndeksOnline/